Barleti Group

Për të realizuar vizionin e tij UB synon të bëhet një institucion inovativ dhe lider, aplikativ dhe praktik, ndërveprues dhe komunitar, i orientuar nga tregu i punës, duke vendosur studentin në qendër dhe duke zhvilluar bashkëpunime rajonale dhe ndërkombëtare.

UB ka për qëllim të realizojë projekte të ndryshme zhvillimi të cilat mund të fokusohen në ndërtim, rikonstruksion apo pajisje të infrastrukturës së nevojshme, laboratorëve, auditorëve apo godinave dhe territoreve të caktuara në shërbim të procesit akademik, rekreacionit, aktivitetit sportiv apo të jetës së studentëve, stafit dhe qytetit ku zhvillojnë aktivitetin.

Për përmbushjen e qëllimit të tij, UB mund të kontraktohet, bashkëpunojë e të lidhë marrëveshje me ente publike e private për veprimtari të përbashkëta didaktike, të praktikave mësimore, kërkimit dhe konsulencës e shërbimeve ndaj të tretëve.

Struktura Organizative:
a. Shtylla e Sipërmarrjes fokusuar në veprimtaritë e sipërmarrjeve të ngritura nga ana e institucionit, me qëllim përmbushjen e misionit të tij.
b. Shtylla e Kërkimit të Aplikuar dhe Inovacionit, fokusuar në veprimtaritë kërkimore me karakter shkencore dhe të aplikuara, inovacionin dhe projektet në fusha të ndryshme si drejtësia, qeverisja, ekonomia, tregtia, industria, teknologjia, informatika, energjetika etj.