Arsim dhe Edukim

Edukimi dhe Trajnimi Profesional Ofron arsimim të lartë, zhvillim të dijeve, të shkencës, së inovacionit dhe të profesioneve në të gjitha llojet e programeve të studimit dhe cikleve të arsimit të lartë si dhe programe studimi me karakter profesional sipas legjislacionit në fuqi.

Ushtron aktivitet me karakter akademik, kërkimor – shkencor dhe aplikativ në sektorë të ndryshëm të ekonomisë me qëllim fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe rritjen e performancës së operatorëve specifikë në nivel Rajonal, Kombëtar apo Lokal. Organizon aktivitete edukuese dhe trajnuese, seminare e workshope profesionale për administratën publike qëndrore dhe vendore, mësues e drejtues të institucioneve arsimore parauniversitare etj.

Studime Para-universitare – Cikli Fillor – Trajnime Profesionale – Trajnimi përgjatë gjithë Jetës – Mësimi në distancë – Trajnime virtuale e-learning – Organizim të eventeve dhe aktiviteteve akademike, sociale, ekonomike, kulturore, turistike, sportive, klube rinore – Aktivitete në bar-restorant, kafene dhe katering në funksion të aktivitetit akademik dhe shërbime mbështetëse.