Kursi i Formimit të Vazhduar ME është një program kualifikimi për profesionistët shqiptar. Ky kurs trajnimi 2 mujor, që finalizohet me një provim, ofron një praktikë të mirë për profesionistët që duan të aftësohen në shërbimet e menaxhimit të energjisë në ndërtesa dhe industri. Ka për qëllim trajnimin e profesionistëve në specializimin e diagnostifikimit energjetik të ndërtesave dmth specializimin në një bashkësi rilevimesh sistematike, grumbullimit dhe analizimit të parametrave relative ndaj konsumeve specifike dhe kushteve të ushtrimit të ndërtesës dhe impianteve të saj përcaktuar si vlerësimin tekniko – ekonomik të flukseve të energjisë. Përmes pjesëmarrjes së studiuesve dhe ekspertëve nga Italia, konkretisht nga ENEA – Agjensia Italiane për Teknologjitë e Reja , Energjinë dhe Zhvillimin Ekonomik të Qendrueshëm, kurset konfirmojnë një karakter ndërkombëtar dhe kontribuojne në hapjen e realitetit shqiptarë në krahasim me përvojat italiane dhe evropiane. Në fund të kursit dhe marrjes së provimit me sukses, pjesëmarrësit pajisen me një çertifikatë., pajisen me çertifikatën e Audituesit të Energjisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Baza Ligjore : AE ME Rregullore (PDF)

Çdo subjekt mund të aplikojë në ERE për tu pajisur me një licencë për aktivitetet e mësipërme mbasi të ketë plotësuar dokumentacionin e kërkuar konform:

Ligjit Nr. 43/2015 “Per Sektorin e Energjise Elektrike”

Ligjit Nr. 102/2015 “Per Sektorin e Gazit Natyror”

“Rregullores për Procedurat dhe Afatet për Dhënie, Modifikimi, Transferimi, Rinovimi ose Heqjen e Licensave në Sektorin e Energjisë Elektrike”, të miratuar me Vendimin e Bordit të ERE-s nr. 109, datë 29.06.2016

“Rregullores për proçedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin dhe heqjen e liçensave në sektorin e Gazit Natyror“ , të miratuar me Vendimin e Bordit të ERE-s nr. 97, datë 04.07.2017

  1. Çdo person fizik, për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e auditimit energjetik ka të drejtë të aplikojë pranë Agjencisë për Eficiencën e Energjisë, për t’u pajisur me certifikatën e audituesit energjetik. Personat fizikë pajisen me “Certifikatën e audituesit energjetik” nga Agjencia për Eficiencën e Energjisë, nëse kanë kaluar testimin e njohurive për auditimin e energjisë në ndërtesa dhe/ose në instalime industriale, pranë kësaj agjencie.

Të drejtën për t’u paraqitur në testimin e audituesve energjetikë e kanë vetëm kandidatët që paraqesin pranë AEE-së dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. diplomën e nivelit “Master i shkencave” ose “Master profesional”, në një nga fushat e arsimit të lartë, si më poshtë vijon:
  2. Inxhinieri mekanike (profili “Energjetikë”; konstruksione makinash dhe mjete lëvizëse; profili
    1. “Prodhim dhe menaxhim industrial”);
    2. Inxhinieri elektrike;
    3. Inxhinieri fizike;
    4. Inxhinieri elektronike;
    5. Arkitekturë dhe urbanistikë;
    6. Inxhinieri ndërtimi (profili “Ndërtim dhe administrim”);
    7. Inxhinieri mjedisi (profili “Energjetikë”);
    8. Shkencat e fizikës dhe kimisë industriale;
    9. Inxhinieri ekonomike;
  3. librezën e punës, që vërteton dy vjet eksperiencë pune dhe përfshin përdorimin e energjisë në operacione mirëmbajtjeje e planifikimi;
  4. certifikatën e lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë publike dhe/ose jopublike, që vërteton ndjekjen e programit të studimit të formimit të vazhduar, në formën e kurseve në fushën e “Auditimit të energjisë”, në përputhje me ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  5. dokumentin e identifikimit.

Modulet

    1. Legjislacioni mbi Eficencën e Energjisë.  syllabus_Moduli_I
    2. Burimet kryesore të energjisë. syllabus_Moduli_II
    3. Bazat e auditimit të energjisë mbështetur në protokollin ndërkombëtar IPMVP. syllabus_Moduli_III
    4. Analizë dhe vlerësim teknik-ekonomik i investimit për kursimin e energjisë. syllabus_Moduli_IV
    5. Teknologjite dhe impiantet termike. Sstemet HVAC dhe performanca energjetike në sistemet elektrike. syllabus_Moduli_V
    6. Laborator/ Praktikë Profesionale syllabus_Laborator

     

    • Cfare aftesish fiton ne fund te kursit 
        • Objektivat e programit
        •      të ofrojë një formim teorik për specialistin e kursit ME
        • përcaktim i bilancit energjetik të ndërtesës;
        • përcaktim i ndërhyrjeve të rikualifikimit teknologjik;
        • vleresim per secilën ndërhyrje të oportuniteteve teknike dhe ekonomike;
        • përmirësim i kushteve të konfortit dhe sigurisë;
        • reduktim i shpenzimeve të menaxhimit
        • Kompetenca të përgjithshme
        • kapaciteti për të zbatuar njohuritë në praktikë;
        • kapaciteti për t’u përshatur në situate të reja;
        • aftësi të menaxhimit të aplikimeve të reja të efiçencës së energjisë;
        • aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
        • aftësi për të punuar në grup.
        • Kompetenca specifike
        • njohje dhe zotërimi i teorisë dhe i praktikës në fushën e efiçencës së energjisë;
        • zotërim i programeve software në mbështetjen të menaxhimit energjitik
        • analizë e metodave të reja të këtij sektori.
    • Ku aplikohen keto dijeni 
      • Profili profesional
        • Specialistë të aftë të punësohen në profilin e auditimit të energjisë, në sektorin e ndërtesave dhe industrisë, bazuar në standardet e praktikave më të mira.
    • Sektorët e mundshëm të punësimit
      • Administrata publike, qendrore apo vendore;
      • Sipërmarrje dhe kompani biznesi;
      • Institucione publike që hartojnë dhe zbatojnë projekte të energjisë;
      • Sektorë të ekonomisë;
      • Sektorë të energjisë;
      • Instituti i Monumenteve të Kulturës;
      • Studio projektimi;
      • Sektorë të tjerë privat.
  • Kriteret e pranimit 
    • Të zotërojë një diplomë universitare master i shkencave ose master profesional në: inxhieri mekanike, inxhinieri elektrike, inxhinieri fizike, inxhinieri elektronike, arkitekturë dhe urbanistikë, inxhinieri ndërtimi, inxhinieri mjedisi (profili energjetik), shkencat e fizikës dhe kimisë industriale, inxhinieri ekonomike.
    • Kritere të regjistrimit ne trajnimin AE është njohja dhe zoterimi i aftësive të mëposhtme:
    • bazat e algjebrës;
    • bazat e llogaritjes financiare
    • njohuri mbi sistemet elektrike
    • Të përballojë shpenzimet e shkollimit.
    • a) Formulari i plotësuar i kërkesës.
    • b) Fotokopje e kartës së identitetit.
    • c) Curriculum vitae
    • d) Diploma universitare me listën e notave, e noterizuar
    • e) Diploma ose certifikata të kualifikimeve të ndryshme pasuniversitare me listën e notave, të noteruara
    • f) 2 fotografi me format pasaporte.
    • g) Fletëpagesa e tarifës së regjistrimit.
  • Data fillimit 
    • Viti Akademik 2017 – 2018
  • Formulari Aplikimit 

Nga 15 shkurt te vitit 2018, Kursi i Pare I Audituesit Energjetik, Student te Certifikuar:

  • Tarifa Regjistrimit:
    • Tarifa e Regjistrimit 10000 leke
  • Kosto te tjera :
    • Nuk ka

Trajnuesit 

Emërtimi i lëndës

 

Emri, mbiemri i stafit të angazhuar ose që do të angazhohet Titulli, grada, kualifikimi më i lartë që mban Ngarkesa mësimore
1. Legjislacioni  mbi Eficencën e Energjisë. Gjergj  Simaku Dr. 10
2. Burimet kryesore të energjisë. Spiro Thodhorjani

Urim Buzra

Prof. Dr

Dr.

15
3. Bazat e auditimit të energjisë mbështetur në protokollin ndërkombëtar IPMVP. Valbona Lame

Urim Buzra

Patrizia Aversa

Prof.As.

Dr.

Dr.

20
4. Analizë dhe vlerësim teknik-ekonomik i investimit për kursimin e energjisë. Driada Mitrushi

Irma Berdufi

Dr.

Dr.

15
5. Teknologjite dhe impiantet termike. Sstemet HVAC dhe performanca energjetike në sistemet elektrike. Eduart Serdari

Daniela Halili

Leonardo Fallucchi

Dr.

Dr.

20
6. Laborator/ Praktikë Profesionale Pëllumb Berberi Prof. Dr. 5

Lektor 

Gjergj  Simaku
Spiro Thodhorjani

Urim Buzra

Valbona Lame

Urim Buzra

Patrizia Aversa

Driada Mitrushi

Irma Berdufi

Eduart Serdari

Daniela Halili

Leonardo Fallucchi

Pëllumb Berberi

Instruktor 

    • Giorgio Mustafaraj
    • Anjeza Llubani
    • Ajda Carcani
  • Plani Mesimor
  • Sekretaria 
    • Sekretaria e Universiteti Barleti; Kampusi 1: Tiranë, Rruga e Kosovarëve, (pranë digës së Liqenit Artificial) Nd. 37, H.1, No.5, 1019
    • Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
    • Email: [email protected]
  • Vendodhja 
    • Godina e HUB (Ish Godina e Keshit) Blv. Bajram Curri, Rr: “Viktor Eftimiu”, Ndërtesa Nr. 1, Kati V, 1022, Tirana, Albania