Lab i Efiçencës së Energjisë dhe Burimeve të Energjisë së Rinovueshme

NDࣿËRTESAT

inteligjent
nzeb
testim
certifikim

inteligjent
nzeb
testim
certifikim

INDUSTRI

inteligjent
materialet
technologjitë
emetimet e gazit
mbledhja e të dhënave

inteligjent
materialet
technologjitë
emetimet e gazit
mbledhja e të dhënave

PRODHIMI DHE SHPËRNDARJA

inteligjent
transmetim energjie
humbje energjie
ndërlidhja

inteligjent
transmetim energjie
humbje energjie
ndërlidhja

BURIMET E ENERGJISË SË RINOVUESHME

dielli
era
uji
gjeotermik
biomasa

dielli
era
uji
gjeotermik
biomasa

TË DHËNAT E ENERGJISË

Mbledhja e të dhënave
Analiza e të dhënave

Mbledhja e të dhënave
Analiza e të dhënave

AUDITIMI I ENERGJISË

Një nga fokuset kryesore të aktivitetit të Lab të EFIÇENCËS SË ENERGJISË është edhe përmirësimi i performancës energjetike në ndërtesa, manifakturë dhe produkte industriale për ndërtimin,  procese industriale si dhe në transport. Me këtë synim, prej disa vitesh certifikuar një numër të konsiderueshëm Auditues dhe Menaxherë të Energjisë. Oferta jonë për auditime të energjisë është shumë profesionale sepse përfshin eksperiencën tonë disavjeçare dhe pjesëmarrjen në projekte rajonale të efiçencës së energjisë me Agjencinë e Efiçencës së Energjisë si dhe me partner agjencinë italiane ENEA.

Partnerët dhe klientët tanë janë:

1. Kompanitë e ndërtimit
2. Audituesit e Energjisë
3. Industritë prodhuese
4. Bizneset e ndryshme
5. Institucionet financiare

6. Administrata publike
7. Qeverisja vendore
8. Donatorët
9. Agjencitë immobiliare
10. Qytetarët

CERTIFIKATË E PERFORMANCËS SË ENERGJISË

Lëshuar nga Auditues të Licensuar.

Për më shumë shkarkoni buletinin informativ:  Buletini informativ (PDF)

ÇFARË OFROJMË?

Ne kemi ekspertizën dhezbatojmë metodologjinë e nevojshme për:

  • Matjet e performancës së energjisë në ndërtesa, përgatitjen e raporteve të auditimit dhe certifikimin e tyre;
  • Matjet e performancës së energjisë së linjave të prodhimit, përgatitjen e raporteve të auditimit dhe çertifikimin e tyre;
  • Matjet e parametrave të efiçencës energjetike të produkteve dhe certifikimin e tyre;
  • Menaxhimin e energjisë dhe rekomandimet për përmirësimin e saj;
  • Trajnimet dhe certifikimet për Audituesit dhe Menaxherët e Energjisë;
  • Studimefizibiliteti për aktorë të tjerë, donatorë, investitorë;
  • Konsulencë në lidhje me rregulloret, aktet nënligjoredhe standardet për secilin sektor;
  • Konsulencë në implementimin e programeve përpërmirësimin e efiçencës së energjisë te konsumatorëtfundorë.

Lab i Efiçencës së Energjisë ofron pajisjet dhe teknologjinë e nevojshme për të kryer matje reale mbi efiçencën e energjisë në ndërtesë. Instrumentet e përdorura për këtë lloj të matjes renditen si më poshtë: anemometër, matje e energjisë elektrike, kamera termografike, matja e vlerës së IAQ dhe U dhe luksometri.

Energy Efficiency and RES Lab – Instrumentet dhe pajisjet matëse (PDF)

Lab i Efiçencës së Energjisë ofron hapësira fizike ku mund të zhvillohen aktivitete të ndryshme në lidhje me efiçencën e energjisë, duke filluar nga trajnimet, takimet, laboratorët e matjes dhe zyrat e ekspertëve

AKADEMIA & TRAJNIME

Misioni ynë është të sigurojmë përgjegjësi sociale në lidhje me efiçencën e energjisë përmes edukimit. Akademia jonë krijon dhe zhvillon kredibilitetin e industrisë përmes bashkëpunimit efektiv dhe konsultimit me palët e interesuara të industrisë dhe administratës publike për të siguruar që aktivitetet e përmirësimit të vazhdueshëm të ndodhin. Fokusi ynë është në rezultatet cilësore të trajnimit përmes personalizimit të kurseve që i përshtaten nevojave specifike të grupit të komunitetit të synuar përmes konsultimit të qëndrueshëm me legjislacionin vendas dhe evropian. Përgjatë viteve, kurset tona kanë ndihmuar në adresimin e mungesës së aftësive në efiçencën e energjisë. Pjesëmarrësit në kurset Që ne ofrojmëkanë marrë kualifikimin e nevojshëm për të arritur punësim ose trajnim të mëtejshëm në industritë që ata përfaqësojnë. Komponentët e programeve tona janë si më poshtë: Marrja dhe vlerësimi; Trajnim i akredituar dhe certifikatë trajnimi; Mbështetje për përgatitje të punësimit; Mbështetje e vazhduar;

Programi i Auditimit të Energjisë (AE) ngre standardet e performancës në auditimin e energjisë në ndërtesa dhe industri dhe përmirëson praktikën e audituesve të energjisë përmes aplikimit të metodologjive kombëtare dhe ndërkombëtare për llogaritjen e performancës së energjisë me pajisje inovative. AEC është një program trajnimi 3-mujor për profesionistët që duan të trajnohen në shërbimet e auditimit të energjisë në ndërtesa dhe industri. Ky program bazohet në praktikën dhe metodologjinë e Agjencisë Italiane të Teknologjive të Reja, Energjisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik (ENEA). Ai synon të trajnojë profesionistë në specializimin e diagnostifikimit të energjisë së ndërtesave, specializimin në një sistem të sondazheve sistematike, mbledhjen dhe analizën e parametrave që lidhen me konsumin specifik dhe kushtet e ushtrimit të ndërtesës dhe impianteve të saj. Përmes pjesëmarrjes së studiuesve dhe ekspertëve nga Italia, konkretisht nga ENEA, kurset konfirmojnë një karakter ndërkombëtar dhe kontribuojnë në hapjen e realitetit shqiptar krahasuar me përvojat italiane dhe evropiane. Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësve që vlerësohen pozitivisht u sigurohet certifikata e Auditorit të Energjisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kursi i Trajnimit të Vazhdueshëm i Menaxherit të Energjisë është një program kualifikimi për profesionistët shqiptarë. Ky kurs trajnimi 2-mujor, i cili përfundon me një provim, ofron një praktikë të mirë për profesionistët që duan të trajnohen në shërbimet e menaxhimit të energjisë në ndërtesa dhe industri. Ai synon të trajnojë profesionistë në specializimin e diagnostifikimit të energjisë së ndërtesave, specializimin në një sistem të sondazheve sistematike, mbledhjen dhe analizën e parametrave në lidhje me konsumin specifik dhe kushtet e ushtrimit të ndërtesës dhe impianteve të saj të përcaktuara si vlerësim tekniko-ekonomik i rrjedhave të energjisë. Përmes pjesëmarrjes së studiuesve dhe ekspertëve nga Italia, konkretisht nga ENEA – Agjencia Italiane për Teknologji të Re, Energji dhe Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik, kurset konfirmojnë një karakter ndërkombëtar dhe kontribuojnë në hapjen e realitetit shqiptar krahasuar me përvojat italiane dhe evropiane. Në fund të kursit dhe marrjes me sukses të provimit, pjesëmarrësit pajisen me një certifikatë.

Edukimi i Publikut të gjerë në lidhje me Eficencën e Energjisë ka si drejtim përkufizimet, përfitimet dhe rregullat praktike të Eficencës Energjetike. Si qëllim kryesorë rritjen e efiçensës së energjisë, duke theksuar rëndësinë e tij dhe mbështetjen që insitucionet publike dhe private japin për “Eficencën e Energjisë”.

Programi i Audituesit Energjetik të Çertifikuar (AEC) rrit standardet e performancës në auditimin e energjisë për shërbime të tilla si ndërtesa industriale dhe jo vetëm, dhe përmirëson praktikën e audituesve të energjisë përmes një programi të vazhduar edukimi. Trajnimet synojnë në gjendja aktuale e tregut të energjisë elektrike duke përfshirë: legjislacionin e ri, mundësitë e financimeve dhe investimeve në fushën e energjisë së rinovueshme si dhe eficencën e energjisë.

Trajnime në Industri konsiston në krahasimin e performancës se energjisë të ndërtesave ku industria e ndërtimeve do të jetë në gjendje për ti përdorur këto të dhëna si një mjet marketingu. Zhvillimi dhe rritja e tregut të çertifikatave të energjisë do të kontribuojë ndjeshëm në përmirësimin e performancës energjetike të ndërtesave duke bërë të mundur rritjen e numrit të ndërtesave efiçente.

Trajnimi i ekspertëve ka si qëllim ngritjen e kapaciteteve, trajnimin e profesionistëve ne specializimin e diagnostifikimit energjetik të ndërtesave, specializimin në një bashkësi rilevimesh sistematike, grumbullimit dhe analizimit të parametrave relative ndaj konsumeve specifike dhe kushteve te ushtrimit të ndërtesës dhe impianteve të saj. Përmes pjesëmarrjes së studiuesve dhe ekspertëve nga Italia, konkretisht nga ENEA kurset konfirmojnë një karakter ndërkombëtar dhe kontribuojnë në hapjen e realitetit shqiptarë në krahasim me përvojat italiane dhe evropiane. Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit që vlerësohen pozitivisht, pajisen me çertifikatën e Audituesit të Energjisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Specialistë të aftë të punësohen në profilin e auditimit të energjisë, në sektorin e ndërtesavedheindustrisë, bazuar në standardet e praktikavemë të mira.
Sektorët e mundshëm të punësimit

  • Administrata publike, qendrore apo vendore;
  • Sipërmarrje dhe kompani biznesi;
  • Institucione publike që hartojnë dhe zbatojnë projekte të energjisë;
  • Sektorë të ekonomisë;
  • Sektorë të energjisë;
  • Instituti i Monumenteve të Kulturës;
  • Studio projektimi;
  • Sektorë të tjerë privat.

SHËRBIME TË TJERA

Shërbimet në kuadër të efiçencës së energjisë rrisin standardet e performancës në auditimin e energjisë në ndërtesa dhe në industri si dhe dhe përmirësojnë praktikën e audituesve të energjisë nëpërmjet aplikimit të metodologjive kombëtare dhe ndërkombëtare të llogaritjes së performancës energjetike dhe pajisjeve inovative.

null

Alma Koka Velaj

Expert Technician
null

Denisa Delija

Expert Technician
null
Giorgio Mustafaraj
Expert Technician
null

Urim Buzra

Expert Technician

Vlerësimi i kursimit të energjisë ka identifikuar një nivel të konsiderueshëm të kursimeve potenciale të energjisë, i cili mund të arrihet në Shqipëri vetëm duke zbatuar masat e eficencës së energjisë në stokun e ndërtesave.Testimi i ndërhyrjeve të efikasitetit të energjisë fizibiliteti tekniko-ekonomik dhe sigurimi i vendimmarrësve me elementet e nevojshme për autorizimin ose jo të zgjidhjeve të investimeve

Realizimi i të gjithë potencialit të kursimeve të energjisë, duke u bazuar në masat me kosto efektive, kërkon një investim të kursimit të energjisë duke arritur në konkluzionin, i cili do të justifikojë implementin e të gjithë masave të propozuara EE me kosto efektive.

Projektimi i ndërtesave publike dhe private do të realizohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për Efiçencën e Energjisë. Të ndërtosh një ndërtesë efiçente nga aspekti energjitik nënkupton projektimin, procesin e ndërtimit të ndërtesës së re të termoizoluar dhe izolimin e asaj ekzistuese.

Pajisjet për sisteme dhe teknologji janë të nevojshme kur ndërtesa konsiderohet se është me performancë “afër zero energji” nëse i plotëson kërkesat e mëposhtme: Raporti i konsumit total të energjisë së ndërtesës aktuale për 1 m2 të sipërfaqes, ndaj nevojës për energji të 1 m2 të ndërtesës referente, i shprehur në përqindje, të jetë më i vogël se 50%.

Të gjitha ndërtesat e reja dhe njësitë e ndërtesave të reja gjatë të gjitha fazave të ndërtimit, përfshirë projektimin;ndërtesat ekzistuese dhe njësitë e ndërtesave ekzistuese, kur ato i nënshtrohen një rinovimi të rëndësishëm ose kur shtohen/zgjerohen, përfshirë projektimin; elementet e veçanta të ndërtesës, të cilat janë pjesë e mbështjellëses së ndërtesës dhe që kanë një ndikim të konsiderueshëm mbi performancën e energjisë së ndërtesës.

Instalimet e sistemeve kur ato zëvendësohen ose i shtohen ndërtesës; infiltrimet e ajrit në ndërtesë; sistemet teknike të ndërtesave të reja dhe ndërtesave ekzistuese (në rastin kur instalohet një sistem i ri ose kur do të zëvendësohet) lidhur me performancën e tyre energjetike, përfshirë instalimin në mënyrën e duhur, vendosjen e sistemeve të tyre të kontrollit dhe automatizimin me qëllim rritjen e efiçencës.

Çdo institucion tjetër publik dhe privat që merret me fushatat që fokusohen në informimin dhe promovimin e përmirësimit të efiçencës së energjisë dhe masat që duhen ndërmarrë, me qëllim përmirësimin e efiçencës së energjisë. “Agjencia për Efiçencën e Energjisë” është institucioni përgjegjës për promovimin dhe ndjekjen e zbatimit të masave e të politikave të efiçencës së energjisë. Gjithashtu, Agjencia për Efiçencën e Energjisë mundëson bashkëpunimin dhe diskutimet mes subjekteve publike dhe private për promovimin e përmirësimin e përdorimit efiçent të energjisë.

TË REJA & NJOFTIME

Trajnim mbi perdorimin e pajisjeve per matjen e eficences se energjise ne ndertesa.

Vazhdojne kurset e formimit te vazhduar per Auditues Energjetik ne ndertesa prane Universitetit Barleti.…

REEHUB PLUS PROJECT - KICK OFF MEETING - ITALY ALBANIA MONTENEGRO

The Kick off Meeting of the project REEHUB PLUS Regional Energy Efficiency Hub +…

OFERTA PËR SIPËRMARRJEN

Për sipërmarrësit e bizneseve të vogla drejtimi i një biznesi dhe përpjekja për të pasur sukses në treg, mund të jetë një detyrë e vështirë. Në mileniumin që jetojmë, synimi për ekonominë e gjelbërt dhe eficencën e enegjisë, mund të jetë një ide e leverdisshme dhe efikas për të nisur biznesin. Ne kemi ekspertizën për tëzhvilluar konceptin tuaj për biznes të, hapësirat fizike dhe pajisjet e nevojshme në sektorin e efiçencës së energjisë.

Lab i Efiçencës së Energjisë ofron hapësira fizike ku mund të zhvillohen aktivitete të ndryshme në lidhje me efiçencën e energjisë, duke filluar nga trajnimet, takimet, laboratorët e matjes dhe zyrat e ekspertëve.

Të gjithë pjesëmarrësit në aktivitet virtuale që ne organizojmë mund të përdorin lehtësisht platformën virtuale, qoftë nga një kompjuter ose nga një pajisje e lëvizshme. Platformat lejojnë që sipërmarrjet të personalizojnë aktivitetet dhe hapësirat e tyre virtuale në mënyrë që ata të mund të ofrojnë shërbimet e tyre, të ndajnë materialet audiovizive që ata dëshirojnë dhe të bashkëveprojnë me klientët.

Lidhje e thjeshtë: thjesht krijoni një llogari dhe hyni në platformë. Mbështetje e plotë: ne shpjegojmë se si ta përdorim falas. Platforma e optimizuar: pajtueshmëri e plotë me sistemin tuaj.

Nëse keni një ide origjinale në drejtim të përmirësimit të eficencës së energjisë, ne ju ofrojmë ekspertizën për t’a vlerësuar, operacionalizuar në kontekstin e biznesit dhe për ta zhvilluar më tej. Ekipet tona multidisiplinare do t’ju ndihmojnënëçdo hap të procesit, që prej zhvillimit të konceptit deri nëfazën finale.

  • Zhvillimi i konceptit: analizë e detajuar dhe identifikim i fushave që kërkojnë fokus më të madh, plani i biznesit, modeli komercial.
  • Konsultim për kapitalin dhe financimin
  • Mbështetje e persoanlizuar me partnerët dhe konsumatorët: strategji marketingu, zhvillim biznesi, partneritet
  • Kapacitetet: mbështetje ligjore dhe negociata për përshpejtuar procesin.

Ekspertët e Lab të Efiçencës së energjisë ofrojnë mbështetje për sipërmarrësit, pronarët e bizneseve të vogla dhe fillestarët të kapërcejnë hendekun midis kërkimit dhe zhvillimit dhe nxjerrjes në treg. Kjo ndihmon në krijimin e industrive globale konkurruese ndihmon kompanitë të kursejnë para dhe po bën që ekonomia e energjisë së pastër e së ardhmes të bëhet realitet.

PROGRAME & PROJEKTE

Përcaktimi sesa efiçente në energji është një zgjedhje e ndërmarrë në një sektor të caktuar nuk varet vetëm nga komponentët që përfshihen në sistem.Kjo është arsyeja se pse specialistët tanë të efiçiencës së energjisë kryejnë një kontroll të personalizuar dhe të plotë të sistemeve dhe aplikacioneve. Ata sigurohen që të gjithë faktorët e mundshëm të eficiencës së energjisë të identifikohen dhe të zbatohen në mënyrë të vazhdueshme. Kjo është ajo që e bën konsulencën shërbimin qendror në qasjen tonë të efiçiencës së energjisë.

Ne studiojmë praktikat ekzistuese të menaxhimit të energjisë dhe përcaktojmë hapat që nevojiten të ndërmerren në mënyrë që ju të zbatoni një sistem të menaxhimit të energjisë sipas standardeve ndërkombëtare.

Konsulencae ofruar nga CityLab ofron një paketë gjithëpërfshirëse të shërbimit të efiçiencës së energjisë. Të qenit në kontakt të drejtpërdrejtë me ekspertin e eficencës së energjisë do t’ju jap mundësinë e njohjes me temat e efiçiencës së energjisë, rregulloreve të përgjithshme ligjore dhe alternativave teknike:

  • Njohuri themelore të menaxhimit modern të energjisë dhe përbërësve individualë të sistemit tëe efikasitetit energjetik
  • Konsulencë të kualifikuar në lidhje me të gjitha rregulloret përkatëse ligjore dhe të standardizuara për sektorin tuaj specifik
  • Identifikimin e mundësive të kursimit të energjisë duke përdorur shembuj praktikë të llogaritjes dhe projekte referuese
  • Mbledhja e të dhënave nga konsulenti i energjisë duke kryer inspektim në terren dhe matjen e energjisë
  • Dokumentim të rezultateve të konsultimit në lidhje me raportin e energjisë

Menaxhimi i suksesshëm i projekteve të energjisë mbështetet në një sekuencë logjike të disa hapave që përbëjnë Ciklin e Menaxhimit të Energjisë. Ekspertët tanëju mbështesin dhe konsultojnëgjatë gjithë ciklit të projektit.

  1. Përkufizimi dhe qëllimi i projektit
  2. Projektimi Teknik
  3. Financimi
  4. Kontraktimi
  5. Zbatimi dhe Monitorimi

Ne jemi në partneritet me auditues dhe menaxherët e energjisë, të cilët takohen rregullisht për të ndarë përvojat mbi kursimet e energjisë dhe zbatojnë zgjidhje.

Falë bashkëpunimit me Agjencisë Kombëtare Italiane për Teknologjitë e Reja, Energjinë dhe Zhvillimin Ekonomik të Qëndrueshëm, ne jemi pjesë e rrjeteve tëagjencive dhe organizatave që punojnë në drejtim të efiçencës së energjisëdhe jemi në kontakt me të rejat më të fundit në këtë fushë.

Mjaft projekte të BE-së janë të fokusuara në transferimin e njohurive dhe shpërndarjen e praktikave më të mira në rikonstruktimin e ndërtesave për të rritur performacën e efiçencës së energjisë. Njëra prej iniciativave ka rezultuar në hartimin e Kornizës së Transferimit të Njohurive.

Ne disponojmëmetodologjitë dhe teknikat për tëkomunikuardijen mbi efiçencën e energjisë te vendimmarrësitnë politikë dhe industri, grupet e tjera të interesit si dhe mbështetjen e tyre për të përfshirë këtëdije në strategji dhe politika.

Pronësia intelektuale dhe mosmarrëveshjet tregtare mund të ndikojnë në inovacionin dhe komercializimin energjisë.Shkeljet e PI në sektorin e energjisë lidhen me  teknologjitë e patentuara, njohuritë teknike, të drejtat e dizajnit, softuerin, p.sh. për programe kompjuterike ose botime, ose marka tregtare.

Ndërsa zhvillimi i teknologjive të reja të energjisë është i shpejtë, vlera e aseteve të pronësisë intelektuale është afatgjatë. Ne ofrojmë një zgjedhje e konsideruar e mekanizmave të parandalimit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve është thelbësore për të siguruar një vlerë të tillë në kërkime, licencime dhe transaksione të tjera biznesi dhe për të ruajtur partneritetet e biznesit.

KONTAKT ME NE

ADRESA

Tiranë, Rruga e Kosovarëve,

(pranë Liqenit Artificial) Nd. 39, H.1, No.5, 1019

TELEFONI

+355 69 41 11 172 – Ajda Carcani
+355 69 70 63 488 – Erion Muca