Seminari ” Eficenca Energjetike ne fasadat e xhamit dhe vetratat “

Departamenti i Arkitektures dhe Dizajnit i Universitetit Barleti dhe City LABs si pjese e Barleti Group, ne bashkepunim Guardian Glass, nje nder kompanite leader ne industrine e prodhimit te xhamave, fasadave dhe vetratave organizuan diten e Marte, date 16 Shkurt 2021, ora 10:30 – 12:00 seminarin me teme “ Eficenca energjetike ne fasadat e xhamit dhe vetratat”.

Seminari u zhvillua on line dhe pjesemarrja ishte e lire.

Ky seminar u ndoq nga rreth 30 pjesemarres, arkitekte, perfaqesues te studiove te arkitektures, pjesemarres nga kompani me aktivitet ne kete industri, audituesit e energjise si dhe studentet aktuale dhe Alumni ne degen e Arkitektures se Universitetit Barleti dhe ishte nje mundesi e mire per te shtuar njohuri te thelluara  ne kete fushe.

Materiali i prezantuar nga perfaqesuesi i kompanise “ Guardian Glass “ u ndoq me shume interes nga pjesemarresit. Audituesit e energjise gjithashtu informuan edhe ne lidhje me gamen e plote te pajisjeve dhe instrumentave mates qe CityLABs disponon dhe per mundesine e perdorimit prej tyre ne auditimet e energjise qe do te kene ne te ardhmen.

CityLABs duke pasur si vision te krijoje nje ekosistem per bashkepunim midis biznesit, pushtetit qendror dhe local, botes akademike dhe shoqerise civile do te vazhdoje organizimin e seminareve per tematika me interes actual dhe te se ardhmes.