Vizioni JOnë për një mjediS të pAstër

VJOSA është një projekt i financuar nga AMSHC (Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile) dhe zbatuar nga BIRD (Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti) për të promovuar nisma ndërgjegjësuese dhe aksione të tjera në drejtimin e mirëmbajtjes ambientale dhe territoriale Objektivi kryesor i këtij projekti është nxitja e vetëdijes mjedisore ndër banorët e zonës që përshkruhet nga lumi Vjosa dhe kryerja e aktiviteteve për pastrimin dhe rehabilitimin e disa segmenteve përgjatë bregut të lumit Vjosa për të mbrojtur brishtësinë e tij dhe vlerat e rralla të biodiversitetit dhe peisazhit që ky lum paraqet. Për të udhëhequr zhvillimin e qartë të projektit në përmbushje të objektivave dhe realizimit të aktiviteteve që u zbatuan në terren, ishte prioritare përgatitja dhe zhvillimi i një Plani Veprimi. Pas aktivizimit të grupit të punës, u realizuan takime individuale me përfaqësues të sektorit të mjedisit pranë secilës bashki. Këto persona shërbejnë si pika fokale për projektin dhe si njohës shumë të mirë të zonave respektive duke ndihmuar në identifikimin e “hot spoteve” dhe analizën dhe vlerësimin të gjendjes aktuale të habitateve kryesore dhe cilësisë së mjedisit përgjatë rrjedhës së sipërme dhe të mesme të lumit Vjosa. Po kështu, këta persona ndihmojnë në vendosjen e kontakteve me shkollat. Në realizmin e materialit audio-vizual po përfshihen expertë biologë, njohës së mirë të faunës, florës dhe habitateve. Një web designer po kujdeset që materiali të jetë i aksesueshën në internet dhe njëkohësiht jane duke u përgatitur DVD, kopje të të cilave do t’ju shpërndahen insitucioneve të Bashkive dhe shkollave.

Broshura

Fletepalosje

Partneritete

Kontaktoni