Trajnimi dhe certifikimi për teknikët frigoriferistë synon të ofrojë njohuri thelbësore dhe aftësi praktike në fushën e teknologjisë frigoriferike. Pjesëmarrësit do të fitojnë një kuptim të thellë të sistemeve të ftohjes, mirëmbajtjes, dhe praktikave të sigurisë në këtë sektor.
Trajnimi do të zhvillohet në një periudhë prej 3 ditësh, duke përfshirë 24 orë trajnimi në total.
Pas përmbushjes së orëve të trajnimit teorik dhe praktik do të zhvillohet provimi, pas të cilit, personi do të kualifikohet: “Personel teknik i kualifikuar për instalimin, riparimin, mirëmbajtjen, rikuperimin dhe aktivitetet e kontrollit të rrjedhjeve në pajisjet fikse të ftohjes, të ajrit të kondicionuar dhe pompës së nxehtësisë që përmbajnë gazra ftohës të fluoruar në përputhje me Rregulloren (EU) 2067/ 2015”
Pas përfundimit të kursit dhe kalimit të provimit përfundimtar, pjesëmarrësit do të marrin një certifikatë zyrtare të njohur nga Centro Studi Galileo dhe do të mund të regjistrohen në Regjistrin Telematik Italian dhe Europian për profesionistët dhe shoqëritë e regjistruara.
Përfitimet për Pjesëmarrësit:
- Njohuri të thellë në fushën e teknologjisë frigoriferike.
- Përgatitje e aftësive praktike për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve frigoriferike.
- Certifikatë e njohur në tregun Europian të punës.
Partner: Universiteti Barleti dhe Centro Studi Galileo
Kontakt:
- 069 70 63 488
- [email protected]
Leave a Reply